Çfarë është Asambela Virtuale?

Platforma “Asamblea Virtuale” është një platformë unike që do ti afrojë të rinjtë e moshës 16 – 29 vjeç afër liderëve të tyre dhe të shfrytëzohet si hapësirë për paraqitjen e projekt propozimeve të tyre. Plaftorma për pjesëmarrjen aktive në vendimmarrje e të rinjve ka për qëllim që të mundësojë realizmin e kërkesave të tyre përmes financimit nga komuna në mënyrë që të përmirësojë ambientin ku ata dhe komuniteti jetojnë.

Kjo platformë po krijohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Ndryshim” me qëllim që të krijojë hapësirë konstruktive për pjesëmarrjen e të rinjve që të kërkojnë qeverisje lokale dhe nacionale më efektive, transparente dhe të përgjegjshme. Kjo platformë do të shërbejë si urë lidhëse mes të rinjve të gjashtë komunave të rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Deçan, Klinë, Gjakovë, Istog) për të paraqitur kërkesat e tyre online.

Si të marr pjesë në Asamblen Virtuale?

Çfarë do të thotë të jesh asambleist virtual?

Çdo i ri i moshës 16-29 vjeç mund të jetë pjesëmarrës aktiv për përmirësimin e jetës në komunitetin në të cilin jeton dhe asambleist virtual. Me regjistrimin në këtë platform ju bëheni një asambleist virtual.

Kush dhe kur mund të paraqes projekt propozim?

Të drejtë për të paraqitur projekt propozim në këtë platformë kanë të gjithë të rinjtë nga qyteti përkatëse të moshës 16 – 29 vjeç në fushat të cilat janë të paraqitura në këtë platformë. Dorëzimi i projekt propozimeve mund të bëhet gjatë gjithë vitit.

Çka duhet të di?

Projekt propozimi juaj duhet të jetë i kuptueshëm dhe të shënoni zonën ku paraqitet problemi, të jetë shqetësim në komunitetin tuaj dhe të përfshijë njërën prej fushave që platforma mbulon. Ju duhet të specifikoni një shifër të përafërt të kostos së propozimit. Projekt propozimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 500 – 600 fjalë.

Rregullat e pjesëmarrjes

  1. Votimi i projekt propozimit do të jetë publik në platformë dhe përdorues të tjerë nga i njëjti qytet do të mund të votojnë për të. Më të votuarat do të konsiderohen nga komuna.
  2. Projekt propozimet mund të refuzohen nëse ato nuk korrespondojnë me kriteret: interesi i përgjithshëm, juridiksioni i komunës dhe buxheti që komuna posedon.
  3. Të gjithë përdoruesit mund të kenë qasje të lehtë në platformë përmes regjistrimit si përdorues me fjalëkalim privat, kështu duke pranuar rregullat e platformës dhe që me vetëdije të plotë paraqesin një projekt propozim i cili përmban të dhëna të vërteta dhe të sakta.
  4. Për të paraqitur projekt propozimin tuaj ju duhet fillimisht të regjistroheni si përdorues, regjistrimi përmban një emër të përdoruesit dhe një fjalëkalim së bashku me moshën dhe gjininë.