Të Rinjtë njoftohen me Platformën “Asamblea Virtuale”
Kulturë, Rini dhe Sport

Anibar

Të Rinjtë njoftohen me Platformën “Asamblea Virtuale”

Anibar ka mbajtur 13 sesione informues onllajn me përfaqësues të organizatave të të rinjëve, student, nxënës nga qyteti i Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut dhe Deçanit të cilët u informuan më shumë rreth rëndësisë së platformës dhe përdorimit të saj. Asambleistët virtual përmes kësaj platforme do të jenë të rinjtë të cilët do ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm për të paraqitur projekt propozime me ndryshimet që kërkojnë ti shohin në komunitetet e tyre.

Platforma “Asamblea Virtuale” është inkorporuar në 5 ueb faqet zyrtare të komunës së Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut dhe Deçanit. Platforma do të shërbej që të rinjtë të jenë më afër vendimmarrjes dhe të angazhuar në qytetarinë aktive.

Projekti “Të Rinjtë për Ndryshim” mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar- USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.

Të ngjajshme