Fillon Programi i Punës Praktike
Sociale

Anibar

Fillon Programi i Punës Praktike

12-të praktikantë kanë filluar punën praktike me pagesë nga 1 qershori në drejtoritë dhe departamentet e ndryshme pranë institucioneve komunale, kështu duke u ndihmuar këtyre në ngritjen e kapaciteteve profesionale për të ardhmen dhe përgatitjen për mundësitë e reja në tregun e punës.

Të përzgjedhurit janë përgatitur me informacionet kryesore mbi funksionimin dhe rolin e institucioneve në nivelin lokal, qeverisjen e mirë dhe demokratike së bashku me rolin qytetarë në vendimmarrje dhe rëndësinë e të qenurit faktor i ndryshimit në komunitet.

Projekti “Të Rinjtë për Ndryshim” mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar- USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.

Të ngjajshme