Anibar nënshkruan 6 marrëveshje bashkëpunimi me institucionet lokale
Sociale

Anibar

Anibar nënshkruan 6 marrëveshje bashkëpunimi me institucionet lokale

Bashkëpunimi mes organizatës Anibar dhe gjashtë komunave, të Rrafshit të Dukagjinit u formalizuan në fillimin e vitit 2020 me nëshkrimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit, të cilat kanë për qëllim krijimin e hapësirave për punë praktike për studentët në komunat përkatëse, ndërsa një prej synimeve është edhe zhvillimi i platformës onllajn për pjesëmarrje aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Nga këto marrëveshje, 12 studentë do të përfitojnë punë praktike me pagesë në gjashtë komunat (Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik dhe Gjakovë) për një periudhë 3 mujore, kështu duke ua mundësuar atyre rritjen e kapaciteteve profesionale. Për më tepër, ky bashkëpunim do të krijojë kushte për zhvillimin e platformës onllajn si rrugë alternative që të rinjtë të paraqesin kërkesat e tyre rreth ndryshimeve që kanë nevojë në komunitetin ku jetojnë, njëkohësisht duke u anagazhuar edhe në proceset vendimmarrëse.

Këto aktivitete po implementohen në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Ndryshim” në kuadër të programit Angazhimi për Barazi - E4E i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID Kosovo dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Të ngjajshme