Publikohet raporti "Të Rinjtë në Vendimmarrje"
Kulturë, Rini dhe Sport

Anibar

Publikohet raporti "Të Rinjtë në Vendimmarrje"

Për të parë se sa të rinjtë janë të përfshirë në proceset vendimmarrëse, Anibar ka realizuar raportin hulumtues “Të Rinjtë në Vendimmarrje”, që është lansuar gjatë muajit mars.

Hulumtimi ka pasur për qëllim që të analizojë çështjet ekzistuese të rinisë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme si ato që ndërlidhen me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, çështjet sociale, punësimin, barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut.

Ky hulumtim po ashtu ka pasur për qëllim që të identifikojë nevojat, nivelin e informacionit dhe pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes brenda komunave të tyre duke vënë theks te faktorët që ndikojnë në përmirësimin e bashkëpunimit mes institucioneve në nivelin lokal dhe të rinjve.

Raportin mund ta lexoni këtu: Raporti hulumtues – Të Rinjtë në Vendimmarrje

Ky projekt u mbështet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar- USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.

Dizajni i raportit: Panot Mahmutaj.

Të ngjajshme